zoom

Lajme

Berisha akuza PS: Po zbulohen çerdhe krimi elektoral. Pas Petro Ninit, zyrë ilegale dhe në Astir

Berisha akuza PS: Po zbulohen çerdhe krimi elektoral. Pas Petro Ninit, zyrë ilegale dhe në Astir

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar PS-në se ka hapur zyra ilegale elektorale në Tiranë duke kryer krim zgjedhor. Berisha tha se pas zyrës te Petro Nini, një tjetër zyrë u zbulua nga strukturat e PD-së gjatë ditës së sotme në Astir.

Sali Berisha: Po zbulohen zyrat ilegale të PS, çerdhe krimi elektoral, krahas asaj që u kap në flagrancë deputeti Erion Brace, është dhe një tjetër zyrë ilegale në Astir dhe ajo po procedohet sipas ligjit. Ka një qëndrim të vendosur të strukturave tona për të denoncuar përpjekjet e dështuara të Ramës.

Tensione dhe përplasje mes socialistëve dhe një grupi demokratësh u regjistruan pranë gjimnazit “Petro Nini” në Tiranë, në një zyrë që besohet se është e Partisë Socialiste.

Gjithçka nisi pas një denoncimi në rrjetet sociale, ku disa simpatizantë të PD-së filmuan brenda këtij ambienti disa persona që sipas tyre ishin partronazhistë socialistë, duke aluduar se po kryenin krime zgjedhore./ Zoom.al

Postime të lidhura