zoom

Sport

Benzema: Ne jemi Reali, e përmbysim në Madrid me tifozët e mrekullueshëm

Manchester City arriti një fitore sinjifikative në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” dhuroi spektakël, pasi u shënuan plotë shtatë gola.

Fitorja i takoi skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola që triumfoi me rezultatin 4-3.

Karim Benzema pas ndeshjes tha se humbja kurrë nuk është e mirë, por e rëndësishme është se “Los Blancos” nuk dorëzohen.

“Disfata nuk është kurrë e mirë, sepse ne jemi vërtet të emocionuar për Ligën e Kampionëve. Gjëja më e rëndësishme është që ne kurrë nuk i dorëzojmë armët, jemi të gjithë të mobilizuar për ta përmbysur ndeshjen”, tha fillimisht sulmuesi francez.

34-vjeçari insistoi se skuadrës i duhet përkrahja e tifozëve për ndeshjen e kthimit.

“Tani ne duhet të shkojmë në Bernabeu dhe do të kemi nevojë për tifozët tanë si kurrë më parë dhe do të bëjmë diçka magjike, që është fitorja”, tha Benzema.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 4 maj në “Santiago Bernabeu”. /zoom.al/