Aplikacion
Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Stenaldo, ka folur për herë të parë për ish të dashurën e tij.
Ai tregoi se lidhja e tyre ka zgjatur rreth 7-8 muaj dhe ka qenë e vështirë për shkak se jetonin në qytete të ndryshme.
“Është bukur të dashurosh. Lidhja që unë kam pasur ka qenë e gjatë, ka zgjatur 7-8 muaj. Ne ishim larg, ajo ishte shumë e bukur dhe nuk kishte nevojë ta shikoje për të thënë që është e bukur. Histori më e bukur për jetën time, por jo e vetmja. Bënim rrugët me tren për t’u takuar me njeri-tjetrin,” tha Stenaldo.
Ai gjithashtu foli për vëllain e tij, Xhole, duke treguar se së shpejti do të takohen.
“Disa gjëra në jetën e çdo kujt janë shumë të dhimbshme dhe meritojnë të jenë private. Unë dhe Xhole do takohemi shumë shpejt dhe dua të kem një bisedë shumë të gjatë me të,” tha ish-banori.