zoom

Aktualitet

Ben Blushi me “dorë të hekurt”, nisin shkurtimet e emisioneve dhe gazetarëve nga Euronews

Ndonëse zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të EuroNews Albania e merr në shtator, dora e Ben Blushit ka nisur të ndihet që tani në këtë televizion.

Burime nga ky television kanë bërë të ditur se Ben Blushi dhe krahu i tij i djathtë Bjorn Xhokaxhi kanë nisur të vënë në zbatim projektin e tyre për riorganizimin e këtij televizioni.

Dhe pjesë e këtij projekti mësohet se është edhe ristrukturimi i gjithë programacionit, por edhe riorganizimi i burimeve njerëzore, përfshi edhe gazetarët.

Kështu, të njëjtat burime bëjnë të ditur se projekti i Blushit përfshin mbylljen e disa emisioneve që sipas tij vlerësohen sit ë panevojshëm që nuk kanë mundur të justifikojnë deri më tani mbështetjen e televizonit.

Nuk dihet ende se për cilët prej emisioneve bëhet fjalë, por nuk përjashtohet nga kjo edhe ndonjë pprej programeve kryesore.

Ndërkohë që projekti i reformimit të Ben Blushi përfshinë edhe largimin e një numri të konsiderueshëm gazetarësh.

Burimet konfirmojnë se Ben Blushi në takimet që ka pasur me drejtuesit e televizionit e ka konsideruar të fryrë si administratën ashtu edhe redaksitë e lajmeve dhe emisioneve.

Ndaj ka vendosur të bëjë shkurtime edhe në këtë drejtim, si një mundësi për të ulur shpenzimet.

Në fakt kemi të bëjmë me të njëjtën praktikë që Blushi ndoqi edhe në Top Channel, nga ku largoi disa figura shumë të njohura dhe të dashura për shikuesit, çka solli edhe rënien e nivelit të shikueshmërisë së këtij televizioni.

Por ndërsa ka vendosur të kujdeset për të ulkur shpenzimet, nuk dihet ende se cila është kontrata financiare që Blushi ka siguruar për vete.

Por nisur nga paga që merrte në Top Channel nuk është e vështirë për të kuptuar se ai e ka pazarin e lartë.

Mediat zbuluan se në Top Channel ai merrte një pagë prej 24 milionë lekësh në muaj, më e lartë në të gjithë Shqipërinë.