zoom

Sport

Bellingham tregon futbollistin që e ka mahnitur tek Real Madrid, Modric s’do e pëlqej këtë deklarat

Jude Bellingham është një nga goditjet e mëdha të Real Madridit në merkaton e kësaj vere. “Los Blancos” arritën akordin me Borussia Dortmund mbi bazën e 103 milionë eurove + bonuse.

20-vjeçari anglez firmosi një kontratë 6-vjeçare me rekordmenët e Champions League. Mesfushori i talentuar ka nisur përgatitjet me skuadrën e re.

Reali është i mbushur me “yje”, ndërkohë që njëri prej tyre e ka befasuar Bellingham. Bëhet fjalë për Toni Kroos, një ndër më të mirët prej vitesh në rolin e tij.

“Toni është mjeshtër. Kam vënë re një karakteristikë unike që ka: nivelin shumë të lartë në pasime. Topi përfundon gjithmonë ku dëshiron ai të përfundojë. Ka qenë kënaqësi të shihja Tonin duke luajtur, ndërkohë që tani ndodhem përkrah tij. Sa bukur është të marrësh topin prej tij dhe të tregosh se çfarë aftësish ke. Shpresoj që të ndihmojmë njëri-tjetrin këtu te Reali. Dua të tregoj cilësitë e mia më të mira në fushë”, u shpreh Bellingham, i cili mezi po pret të luajë takimin e parë zyrtar me Realin. /zoom.al: