zoom

Bota

VIDEO/ Meksika në kaos, ekzekutohet një tjetër kandidat për kryebashkiak. Momenti i vrasjes

Një tjetër kandidat për zgjedhjet komunale në shtetin Guerrero, në jug të Meksikës, u vra nga një person i armatosur të mërkurën, ditën e fundit të fushatës zgjedhore, njoftoi Evelyn Salgado Pineda, guvernatorja e këtij shteti, i cili është rrënuar nga dhuna e bandat e krimit të organizuar.

Kandidati për kryetar bashkie në fshatin Cojuca de Benitez, Alfredo Cabrera, ishte mes mbështetësve kur një person i armatosur e qëlloi në mënyrë të përsëritur në pjesën e pasme, siç u kap në video amatore të riprodhuar nga media meksikane, duke përfshirë faqen e internetit Quadratín Guerrero.

Ai është kandidati i 27- të i vrarë që nga fillimi i fushatës, përpara zgjedhjeve presidenciale, parlamentare dhe rajonale të së dielës, sipas shifrave zyrtare. /ZOOM.AL/