zoom

Politikë

Beleri një “patate e nxehtë” mes dy vendeve, mbahet takim informal mes Ramës dhe Mitsotakis

Çështja e Fredi Belerit është kthyer në një “patate e nxehtë” mes raporteve diplomatike shqiptare dhe atyre greke, teksa kryebashkiaku i Himarës qëndron në paraburgim prej 12 majit me akuzën e shitjes së votave dhe zyrtarisht janë mbushur 6 muaj nga zgjedhja dhe rrezikon mandatin ligjërisht, pasi nuk ka shkuar në zyrë dhe as është betuar.

Por sot mësohet se ka pasur një takim informal mes dy kryeministrave, atij të të Shqipërisë dhe të Greqisë.

Në vijim pritet që të kemi një informacion më të zgjeruar në lidhje me diskutimet mes palëve dhe nëse në tryezë ka qenë pikërisht çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Beleri.

Në tavolinë sipas “Kathimerinit” do jetë emri i ish-deputetit Vangjel Tavo, por ky i fundit e ka mohuar. Nuk përjashtohet që Rama të diskutojë një emër zëvendësues për Belerin. /ZOOM.AL/