zoom

Slider

Bekim Balaj rikthehet me dopietë, Boluspor shumë afër objektivit

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj është rikthyer te goli në Ligën e Parë turke duke shënuar një dopietë në fitoren 2-1 që Boluspor arriti përballë Samsunspor.

Odise Rosi dha një krosim perfekt për Balaj, që me kokë mposhti portierin duke vendosur ekulibrin në 1-1.

Ky gol tregoi se kjo dyshe kombinohet shumë mirë me njëri-tjetrin, pasi diçka të tillë e kanë bërë edhe në kombëtare, por edhe në ekipet ku kanë luajtur së bashku.

Në fillimin e pjesës së dytë, ishte sërish  Balaj, që realizoi me një goditje me kokë, realizoi për të përmbysur rezultatin dhe për t’i dhënë fitoren Bolusporit, që e afron gjithnjë e më tepër me objektivin mbijetesë.

Me këtë dopietë Balaj u ngjit në kuotën e tre golave të shënuara me skuadrën turke në këtë sezon. /zoom.al/