zoom

Slider

Befason Dortmund, shkarkon trajnerin Marco Rose pa motivacion

Borussia Dortmund ka shkarkuar trajnerin Marco Rose pas vetëm një sezoni. Trajneri gjerman i udhëhoqi verdhezinjtë drejt vendit të dytë në Bundesliga gjatë sezonit të tij të parë, por humbjet poshtëruese në Champions League dhe në Europa League patën ndikim në të ardhmen e tij.

Rose u afrua në “Signal Iduna Park” verën e kaluar pas dy vitesh me Borussia Monchengladbach, por nuk arriti të bind drejtuesit dhe vendosën të ndërpresin kontratën.

“Hans-Joachim Watzke, Michael Zorc dhe Sebastian Kehl dëshirojnë të falënderojnë Marco Rose për punën që ka bërë. I urojmë atij gjithë të mirat për të ardhmen e tij personale dhe sportive”, thuhet në komunikatën e Dortmund. /zoom.al/