Aplikacion
Buxheti i shtetit nuk është lehtësuar ende nga barra që i ka shkaktuar Francesco Becchetti, ndonëse qeveria pretedon se ai ka marrë “zero” lekë.
Sipas llogarive, vetëm këtë vit, Albcontrol ka marrë 70 mln euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë, pasi llogaritë e saj në Europë janë bllokuar nga gjykata e Arbitrazhit, për të paguar dëmshpërblimin 130 mln euro ndaj Becchettit. Vetëm me Aktin e fundit, qeveria i ka shtuar 40 mln euro fonde Albcontrol, kontrollorit shqiptar të hapësirës ajrore.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka sqaruar se mbështetja do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar, në pritje të zgjidhjes së “çështjes”.
Më herët gjatë vitit, qeveria ktheu Albcontrol në një agjenci shtetërore duke i hequr statusin e një Shoqëria Aksionare, për të lejuar ligjërisht financimin nga buxheti i shtetit dhe për të shmangur një falimentim të pritshëm nga kontrollori ajror i Shqipërisë.