zoom

Lajme

Bayern-PSG premton spektakël, publikohen formacionet zyrtare

Bayern-PSG premton spektakël, publikohen formacionet zyrtare

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, do të përcaktohet edhe finalistja e dytë e Ligës së Kampioneve.

Pas duelit spektakolar në ndeshjen e parë, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain, do të përballen mes tyre në sfidën e kthimit në “Allianz Arena”.

Francezët vijnë në këtë takim pas fitores 5-4 në ndeshjen e parë, në atë që u fut në histori si gjysmëfinalja më me shumë gola të shënuar.

Bayern Munich synon finalen e 12-të në histori dhe pritet të jetë një përballje shumë e luftuar. Gjermanët vijnë në këtë duel në formë të mirë, ndërsa njohin vetëm një humbje në 29 ndeshjet e tyre të fundit në shtëpi në Champions.

PSG-ja synon të mbrojë avantazhin e ndeshjes së parë dhe të bëhet ekipi i parë francez që arrin tre finale në Champions League. Parisienët janë kualifikuar në 14 nga 17 ndeshjet e mëparshme europiane, kur fituan duelin e parë.

FORMACIONET ZYRTARE: