zoom

Aktualitet

Bashkitë në dorë të Maznikut/ Rama themelon OJF për të trajnuar punonjësit

Bashkitë në dorë të Maznikut/ Rama themelon OJF për të trajnuar punonjësit

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është miratuar krijimi i një organizate jofitimprurëse e cila do të angazhohet në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Vendimi parashikon që përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e kësaj OJF-je ta mbajë Ministri për Çështjet e Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku. Në fazën fillestare, shteti do të mbulojë kostot e themelimit si dhe 50% të shpenzimeve operative për tre vitet e para të aktivitetit.

Sipas qeverisë, kjo nismë synon të rrisë kapacitetet dhe performancën e punonjësve të administratës vendore, në funksion të përmbushjes së standardeve që kërkon integrimi europian. Vendimi vjen në një kohë kur disa bashki të vendit po përballen me mungesë burimesh njerëzore, pas valës së largimeve dhe shkarkimeve në administratën vendore.

Postime të lidhura