zoom

Lajme

Basha: PD s’bën lojëra me Kushtetutën, të hiqet imuniteti parlamentar i deputetit. SPAK-BKH të…

Kreu i PD-së zyrtare, Lulzim Basha, ka bërë thirrje që të merret në trajtim kërkesa e partisë së tij për heqjen e imunitetit parlamentar për deputetet, teka sulmoi PS dhe Rithemelimin se po intimidonin SPAK-un.

Në një konferencë për mediat, ai tha se PD nuk e shkel Kushtetutën.

“PD nuk bën lojëra me Kushtetutën, aq më tepër kur bëhet fjalë për abuzime me ligjin, apo të përfitojmë në kurriz të qytetarëve. Gjej rastin për kërkesën tonë, heqjen e imunitetit parlamentar një orë e më parë, që të procesohet në komisionet përkatëse dhe të sillet në Kuvend. Prej nëntorit ndodhet në parlamentin e Shqipërisë, që të gjithë deputetët të jenë të barabartë para ligjit. Rama po tenton të na bëjë pis”, u shpreh Basha.

Basha deklaroi edhe se javën që vjen do të depozitojnë një amendament pro-SPAK-BKH, për mbështetjen e kësaj strukture për të luftuar korrupsionin. Ai tha se një nga propozimet e PD është rritja me 15% e hetuesve të çështjeve në SPAK.

“Qeveria dhe maxhoranca e kësaj qeverie, jo vetëm që nuk kanë hedhur asnjë hap për të ndihmuar, lehtësuar dhe zhvilluar potencialin, kapacitetet hetuese të SPAK dhe BKH-së, por në një kohë kur ditën bëjnë sikur janë në mbështetje të drejtësisë, natën shfrytëzojnë resurset e këtij sektori. Kjo qeveri është në panik ndaj SPAK, po bashkëpunon haptazi me kontingjentin e të korruptuarve, të shpallur non-grata, apo për lidhje me krimin e organizuar. PD do të depozitojë javën e ardhme një nismë pefektive ndaj SPAK dhe BKH, e cila dorëzohet në Kuvend.

Kjo paketë pro-spak, nuk është kundërvënie ndaj ofensivës së Ramës, Metës, apo Berishës, është mbi të gjitha përmbushje ndaj angazhimit tonë për sistemin e drejtësisë. 4 do të jenë fushat kryesore të ndërhyrjeve ligjore dhe vendimeve të tjera. I pari ka të bëjë me amendamentet përkatëse të buxhetit të shtetit, për burime njerëzore të bëra nga SPAK. Do të kërkojmë fonde të mjaftueshme për të rritur me 15% numrin e hetuesve”, tha Basha. /ZOOM.AL/