zoom

Politikë

Basha mesazh anëtarëve: PD nuk do të mbahet peng dhe s’do të tërhiqet zvarrë nga askush

Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka dërguar një mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar duke iu kujtuar se Këshilli Kombëtar mblidhet sot në orën 15:00 për të marrë vendime të rëndësishme.

Basha shkruan se PD nuk do të mbahet peng dhe nuk do të tërhiqet zvarrë nga askush, as nga ai që sot po rrezikon të ardhmen e demokratëve për interesin e tij personal, në lufte të hapur me SHBA.

“Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,
Sot Këshilli Kombëtar mblidhet në ora 15:00 për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e Partisë Demokratike. PD nuk do të mbahet peng dhe nuk do të tërhiqet zvarrë nga askush! As nga ai që sot po rrezikon të ardhmen e demokratëve për interesin e tij personal, në luftë të hapur me SHBA. Askush, përfshirë Sali Berishën, nuk do të ketë shansin të kërcënojë demokratët në shtëpinë e tyre. PD që u themelua si shtëpia e lirisë, nuk do të shndërrohet në bunker për askënd, as sot as kurrë. Ne do vazhdojmë të çliruar dhe të vendosur betejën tonë kundër regjimit të Edi Ramës për ta sjellë në pushtet Partinë Demokratike, që është shpresa e vetme e shqiptarëve për të ardhmen dhe për ndryshim! Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha”, shkruan Basha.