zoom

Aktualitet

Basha e përjashtoi, Berisha: Ai dorëzoi dhe asgjësoi PD, e kanë kërcënuar Rama dhe Soros

Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar i PD nga Lulzim Basha.

Sipas Berishës ky vendim është marrë jashtë cdo ligji. Ndërkohë ai ka shtuar se Basha është kërcënuar me sanksione nga Edi Rama dhe George Soros.

‘’Është një vendim jashtë cdo lloj norme dhe ligji të vendit. Një njeri që respekton parimet më elementare dhe force politike të lirë nuk mund ta marrë. Pavarësisht nga presioni më mirë të konsideronte dorëheqjen e tij sesa të dorëzonte sovranitetin e Partisë Demokratike. Me aktin që shpalli Basha, dëshmoi se dhe bëri atë që nuk bëri Celibashi. Vendosi që të dorëzojë sovranitetin të asgjësoj Partinë Demokratike për shkak të presioneve të jashtëzakonshme të Ramës dhe Soros. E kanë kërcënuar me sanksione Lulzim  Bashën.’’