Aplikacion
Ish-efektivi i policisë që zgjodhi rrugën e drogës, Gëzim Çela, doli para trupës gjykuese, e cila dha vendimin që ai të qëndrojë në paraburgim për një periudhë 40-ditore, një procedurë e zakontë që autoritetet në Kosovë kryejnë për çdo shtetas që pritet të ekstradohet.
Ndërkohë, autoritetet shqiptare pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij.
“Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Gëzim Çela, i kërkuar nga Autoritete e Republikës së Shqipërisë, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale trafikimi me narkotik nga neni 283 a/2 dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit nga neni 278/4 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë (KPRSH) në përputhje me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.
Baroni i drogës u vu në pranga një ditë më parë, në Kosovë, ku narkotrafikanti kishte gjetur strehim, ndërkohë që në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht të këtij viti pas operacionit “Flakë në det”.
Policia zbuloi se Gëzim Çela dhe grupi i tij i ndihmuar nga shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, trafikonte kanabis nga zona e Fushë Kuqes drejt Detit Adriatik.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike