zoom

Të gjitha

Banorja e “Big Brother VIP” tregon sfidat për t’u bërë nënë: Abortova dy shtatzëni

Tashmë dihet se jeta personale e personazheve të njohur publik ngjall gjithmonë interes. Ka figuria të njohura të ekranit që vendosin që me ndjekësit e tyre të ndajnë çdo gjë nga përditshmëria e tyre, ndërsa disa të tjerë janë hermetikë.

Por duket se banorët e “Big Brother VIP” nuk po i kursejnë rrëfimet në lidhje me jetën e tyre private.

Paloma është konkurrentja më çapkëne e shtëpisë dhe që me sinqeritet ka ndarë momente të rëndësishme nga jeta e saj, por mbrëmja e sotme vërtetoi se ajo ka ende për të thënë.

Fillimisht ajo tregoi për pjesën tjetër të banorëve njohjen me Andrein. Në vijim ajo shtoi ankthin dhe vështirësitë e përjetuara për t’u bërë prindër të një fëmije.

Paloma rrëfeu se fatkeqësisht ka abortuar dy shtatëzani të saj.

“Herën e parë më tha doktori që do duhet të presim dhe pak, dhe pas disa ditësh më tha që jemi të detyruar ta humbim. Ndërsa herën e dytë më rrëshqiti”, tregoi Paloma.