zoom

Të gjitha

“Bën viktimën duke…”/ Sherr në Big Brother, Paloma konfliktohet me Sheilën: Mos më përmend vajzën

Një debat mes Granitit dhe Sheilës do të kthehej në një konflikt mes saj dhe Palomës.

Graniti po debatonte me Sheilën pasi kjo e fundit e kishte provokuar duke i thënë se po përgatiste fruta për Semin.

Paloma ishte ajo që zgjodhi të ndërhynte në këtë përballje.

Pjesë nga biseda:

Paloma: Hë se e di unë si je ti. Kështu i bën gjërat
Sheila: Mos u fut në këtë muhabet, mos fut spica
Paloma: Të kemi parë ne ty, zysha e “Bigut”
Sheila: Kunja mua mos më hidh, se në fund je ti ajo që bën viktimën duke shpifur. Betohesh edhe për vajzën për më tepër
Paloma: Është hera e parë dhe e fundit që më përmend gocën, të të vijë turp.