zoom

Të gjitha

Banorët i kthehen keq Ilirit: Si thua plastikë kur kam pasur një tumor

Gjatë ditës së djeshme, Ilirit i ishte ngarkuar një mision nga “Vëllai i Madh”. Ai kishte si detyrë që të provokonte disa nga banorët në mënyrat nga më të ndryshmet.

Iliri në listën e tij kishte futur edhe modelen seksi, Beniada. Kësaj të fundit i tha në formë këshille që të kishte kujdes me silikonin e gjoksit të saj.

Ky ngacmim u prit mirë fillimisht nga ana tjetër, por teksa po bisedonte me banorët e tjerë, u duk se Beniadës nuk i kishte pëlqyer aspak komenti i balerinit të njohur.

Biseda mes banorëve për Ilirin:

Einxhel: T’u thënë gjoksi, kanotiera, gjoksi i bërë, ça po thoshte

Beniada: E ke gjoksin false, e po të jetë fals e çfarë pastaj.

Sarah: Se është doktor Iliri

Beniada: O zemra kur ti e di se kam pasur një tumor te gjoksi, çfarë po flet, çfarë kurajo ke ti të thuash plastikë. Kam kaluar dhimbje, kush je ti të thuash gjoksi, gjoksi

Meridiani: O Ben qetësohu Ben, lëre

Beniada: Jo o zemra jo, se nuk është për tu tallur. E po të jetë plastikë? Nuk keni turp ju që shikoni b*thët e huaj. Se babi im kurrë nuk thotë ty keni bërë buzët

Antonela: As me ja fut një vajze shpullë b*thëve nuk është normale

Sarah: Mos u mërzit

Beniada: Jo nuk u mërzita. Qesha 1 herë e 2, por nuk ka asgjë për të qeshur. Unë buzëqesh se nuk dua ta jetoj sërish këtë gjënë.

Sarah: Edhe nëse ke një operacion plastik, asnjë nuk duhet ta komentojë. Edhe Iliri ka një fëmijë vetë, do i rritet vajza