zoom

Bota

Banka Botërore:Lufta Izrael-Hamas mund t’i japë një goditje serioze zhvillimit ekonomik në botë

Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga, tha se lufta Izrael-Hamas mund t’i japë një goditje “serioze” zhvillimit ekonomik në botë.

“Lufta midis Izraelit dhe Hamasit mund t’i japë një goditje “serioze” zhvillimit ekonomik në mbarë botën. Unë mendoj se jemi në një pikë shumë të rrezikshme”, tha Banga në një konferencë investitorësh në Arabinë Saudite, raporton Sky News.

Udhëheqësit botërorë kanë frikë se lufta aktuale mund të përhapet në Lindjen e Mesme.

Lufta tashmë ka goditur ekonominë e Izraelit, duke bërë që Banka e Izraelit të shkurtojë parashikimet e rritjes.