zoom

Të gjitha

“E kam një shok…”/ Klaudia Pepa e dashuruar ?!

Klaudia Pepa ishte një nga të ftuarat mbrëmë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” përballë pyetjeve pikante të fëmijëve në studio.

Në sy ra pyetja e Alketës e cila donte të dinte më shumë rreth jetës private të balerinës. Pyetjes nëse ka ndonjë italian apo shqiptar në zemrën e saj Klaudia ju përgjigj se një shok e ka dhe ajo por pa dhënë më shumë detaje.

Klaudia së fundmi ishte në skenën e Eurovizionit si pjesë e performancës që përfaqësonte shqipërinë me këngëtaren Ronela Hajati. Ajo u shpreh se, “ishte dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale”.

Ndërsa koreografinë e krijuar prej saj, ajo e konsideroi energjike, sensuale dhe një bombë. Por si duket të shumtë janë ata që nuk mendojnë njësoj, duke kritikuar koreografen dhe Ronelën në rrjetet sociale.

Klaudia Pepa ka qenë koreografja e Ronelës dhe për këtë arsye njerëzit i janë drejtuar personalisht asaj për performancën. Pavarësisht kritikave të shumta, Klaudia është ndier shumë mirë duke shtuar se e gjithë skuadra ka pasur një energji shumë pozitive./L.K

/Zoom.al