zoom

Sport

Bajrami shkëlqen me gol dhe asist, por Sassuolo s’e mban dot triumfin dhe merr një pikë

Bajrami shkëlqen me gol dhe asist, por Sassuolo s’e mban dot triumfin dhe merr një pikë

Sasuolo u ndesh me Salernitanën e vendit të fundit jashtë fushe mbrëmë, në javën e 31-të të Seria A.

Trajneri i Sasuolos zgjodhi që t’i besonte Nedim Bajramit që nga minuta e parë në këtë ndeshje dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare ia ka shpërblyer në mënyrën më të mirë.

Bajrami si një protagonist i shkëlqyer në fushë, në fillim dhuroi asist për Laurienten, që shënoi golin e parë për miqtë. Më pas do të shënonte vetë golin e dytë.

Falë një gabimi të mbrojtjes vendase, topin e merr Pinamonti që pason drejtë Bajramit, dhe ky i fundit nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në rrjetë me portën e boshatisur.

Sassuolo po lufton për mbijetesë këtë sezon, pas një forme të dobët të shfaqur, teksa nuk e mbajti dot këtë fitore që do u jepte më shumë zemër bardhejeshilëve. Salernitana, pothuajse e rënë me 15 pikë,  në pjesën e dytë shkurtoi shifrat në minutën e 52-të dhe në minutën e dytë shtesë arriti të vendoste 2-2 barazpeshën, duke ndarë nga një pikë.

Sassuolo gjendet në vendin e 18 me 25 pikë, dy më pak nga zona e shpëtimit dhe vetëm 7 javë nga fundi. /ZOOM.AL/