zoom

Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës nis hetim për rritjen e biletave të autobusëve në Kamëz

Autoriteti i Konkurrencës nis hetim për rritjen e biletave të autobusëve në Kamëz

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë një procedurë hetimi paraprak ndaj kompanisë SHPRESA – AL SHPK, e cila ofron shërbimin e transportit urban në Bashkinë Kamëz. Ky vendim vjen pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të publikuara në media lidhur me rritjen e çmimeve të biletave dhe abonimeve.

Hetimi ka për qëllim të analizojë nëse kushtet e konkurrencës në tregun e transportit urban në këtë bashki janë të lira dhe efektive, duke përfshirë veçanërisht linjat Kamëz–Tiranë–Kamëz dhe Paskuqan–Babrru–Tiranë.

Sipas dokumenteve zyrtare, kompania SHPRESA – AL SHPK është operatori i vetëm i licencuar për këto linja, gjë që i jep pozicion dominuese në treg, në kuadër të Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Vlerësimi paraprak nga Autoriteti i Konkurrencës tregon se nuk ka analiza të plota ekonomike ose financiare që të justifikojnë rritjen e tarifave si të bazuara në kosto reale, duke ngritur dyshime për abuzim të mundshëm me pozitën dominuese.

Hetimi do të mbulojë periudhën nga 1 janar 2025 deri më 12 dhjetor 2025 dhe do të vlerësojë nëse veprimet e ndërmarrjes mund të përbëjnë pengim, kufizim apo shtrembërim të konkurrencës.

Nga 1 nëntori qytetarët që përdorin linjën e transportit urban Kamëz–Tiranë dhe ato të Paskuqan-Tiranë paguajnë më shumë për biletën e autobusit si dhe për abonentë për këto linja. Një vendim i miratuar në tetor nga Këshilli Bashkiak i Kamëz përcakton se qytetarët që përdorin linjat Kamëz-Tiranë dhe Paskuqan-Tirane paguajnë 50 lekë për bilete nga 40 lekë që ishte duke e rritur biletën me 10 lekë./ Zoom.al

Postime të lidhura