Aplikacion
Autoriteti i Konkurrencës ka ngritur një grup pune për monitorimin e tregut të bukës në qytetin e Korçës, pas raportimeve në media se disa ndërmarrje të prodhimit dhe shitjes së bukës kanë njoftuar të gjitha pikat e shitjes se çmimi do të rritej nga 120 lekë në 150 lekë, një rritje mbi 25 për qind.
Në zbatim të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, Autoriteti po kryen kontrolle në terren për të evidentuar nëse ky njoftim do të zbatohet nga ndërmarrjet dhe, mbi të gjitha, nëse kjo sjellje përbën abuzim dhe shkelje të ligjit. Ligji ndalon marrëveshjet që pengojnë, kufizojnë ose shtrembërojnë konkurrencën në treg, përfshirë ato që caktojnë çmimet e blerjes ose shitjes, direkt apo të tërthortë, ose çdo kusht tjetër të tregtimit.
Autoriteti tërheq vëmendjen e ndërmarrjeve të tregtimit të bukës se shkelja e ligjit për konkurrencën përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës për çdo ndërmarrje të përfshirë në marrëveshje të paligjshme.
Një ditë më parë, Konkurrenca nisi monitorim në tregun e karburanteve, për të kontrolluar luhatjet e pajustifikuara të çmimit, prej luftës në Lindjen e Mesme./Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit