zoom

Sport

Atletiko i “thyen kodin” Realit të Madridit, i merr një pikë me frymën e fundit

Atletico Madrid nuk vdes asnjëherë. Barazim 1-1 në derbin e Madridit ndaj Realit në fund, në “Estadio Santiago Bernabéu” të tejmbushur me tifozë.

Los Colchoneros pësuan gol në minutën e 20-të. Diaz kaloi topin pas shpinës së Oblak, falë një rrëmuje në zonë.

Në fillimin e pjesës së dytë, Atletico vendos ekuilibrat. Festa zgjati pak pasi goli i Savic u konsiderua si Offside, pas një rishikimi me VAR.

Në minutën e 66-të, djemtë e Ancelottit pretenduan penallti pas një rrëzimi në zonë të Bellingham.

Nuk ishte i këtij mendimi arbitri Sanchez J, që dha shenjë që loja të vijonte normalisht.

Reali u përpoq që të ruante me fanatizëm rezultatin deri në fund, por nuk ia doli dot, pasi Llorente vendosi ekuilibrat në minutat shtesë. Real Madrid kryeson me 58 pikë kampionatin, e ndjekur nga Girona.

Atletico mbetet në korsinë Champions gjithsesi, vendi i katërt për Depay me shokë (48 pikë). /ZOOM.AL/