Aplikacion
Persona të maskuar qëlluan me 10 plumba në drejtim të makinës së tij “Hunday Tucson”.
Pavarësisht breshërisë së kallashnikovit, 46-vjeçari nuk u plagos. Plumbat prekën vetëm makinën e tij, duke bërë “shoshë” xhamin e pasmë dhe sediljen e pasme të mjetit.
Pas këtij atentati, Altin Halili ka dëshmuar në policinë e Beratit, duke hedhur dyshimet se autorët janë nga fisi i Kaloshëve, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e bërë në vitin 1997.
“Po kaloja para një shkolle private në Berat, ku do të takoja një mik dhe pashë 3 persona të maskuar që më kishin zënë pritë.
Pasi i pashë, shtova shpejtësinë e mjetit dhe desha t’i godas me makinë, por nuk munda sepse nisën të gjuajnë me breshëri.
U ula poshtë sediljes dhe pasi dëgjova makinën që iku me shpejtësi, lëviza”, është dëshmia e Altin Halilit.
Në lidhje me ngjarjen, policia e Beratit ka marrë në pyetje deri në orët e para të mëngjesit 3 persona nga fisi i Kaloshëve, ku në vitin 1997 shënjestra e atentatit kishte vrarë Sokol Kaloshin.
Të pyeturit në policinë e Beratit kanë qenë vëllai i të ndjerit Sokol Kaloshi dhe 2 nipërit e tij, të cilët pasi kanë dhënë për disa orë deklaratat e tyre, janë lënë të lirë.
Atentati ndaj Altin Halilit, ndodhi pasditen e djeshme në rrugën e fshatit Dyshnik.
Gazetarja: Shoku i autorit të vrasjes së 14-vjeçarit, djali i një hetuesi të BKH pranë SPAK