zoom

Aktualitet

Atentati i Fierit, Gashi dhe Javori u përleshën ditë më parë. Sherri solli fatalitetin

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e ndodhur sot në Fier, ku viktimë mbeti 41-vjeçari Elton Javori, i sapokthyer nga Gjermania.

Viktima dhe autori i dyshuar, që është në arrati, Agim Gashi, mësohet se kanë lidhje miqësie mes tyre, por kjo s’i ka penguar të përfshihen në grindje fatale. Por nuk përjashtohet që kjo grindje ta ketë origjinën edhe në konflikte me faktorë të tjerë të mbartur dhe që po verifikohen nga hetuesit.

Të rinjtë dyshohet se sipas të dhënave operative dhe dëshmive paraprake, kanë pasur një sherr dy javë më parë, që sot rezultoi me fatalitet, goditjen në atentat me armë në lagjen “16 Prilli” të Fierit.

Javori u godit me 2 plumba në bark dhe nuk mbijetoi dot, pasi pati dëmtime të organeve jetësore. Sulmi u bë pak metra nga banesa, teksa ai po kthehej. Javori prej disa javësh ishte kthyer nga Gjermania, ku jetonte si emigrant i përkohshëm, bashkë me vëllezërit. /A.Q./