zoom

Aktualitet

Atentat ndaj shqiptarit në Greqi?/ I plagosur me dy plumba, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Atentat ndaj shqiptarit në Greqi?/ I plagosur me dy plumba, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit te sotëm në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në Neapoli të Selanikut, rreth orës 05:00, kur një shtetas ende i paidentifikuar, ka hapur zjarr ndaj shqiptarit duke e qëlluar dy herë me armë.

Shqiptari mësohet se ndodhej i ulur bashkë me një shokun e tij, jashtë një dyqani, në momentin që është qëlluar.
Sipas burimeve ai ka marrë dy plumba në bark dhe është transportuar drejt spitalit “Ippokrateio” në gjendje të rëndë.

Policia greke ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sipas të njëjtave burime, ky i fundit ka mbërritur me këmbë në vendin e ngjarjes dhe po ashtu edhe është larguar.

Postime të lidhura