zoom

Të gjitha

“Kosova, vendi ku jetova fëmijërinë time”/ Dua Lipa tregon jetën gjatë luftës

Dua Lipa ka folur edhe një herë për rrugëtimin e saj nga Kosova për të bërë realitet ëndrrën e saj të një ylli ndërkombëtar. Artistja shqiptare me famë botërore së fundmi ka dhënë një intervistë për “NPR Music” me Rachel Martin në “Morning Edition”.

Gjatë intervistës, Dua nuk ka lënë pa përmendur edhe vendin e saj Kosovën, teksa ka përshkruar rrugëtimin e saj për në Londër dhe depërtimin në tregun e muzikës botërore pa harruar rrënjët e saj.

 “Në vitin 1992, ata u shpërngulën në Kosovë pasi po ndodhte lufta në Bosnje. Nëna ime është gjysmë boshnjake, kështu që nëna e saj ishte në Sarajevë në atë kohë, por ata u transferuan në Londër pasi situata filloi të vështirësohej vërtet në ish-Jugosllavi. Diçka që njerëzit e harrojnë gjatë gjithë kohës është se njerëzit nuk duan të largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet vërtet. Është me të vërtetë nga nevoja. Më pas kam lindur unë në 1995. Prindërit e mi kaluan një kohë të mirë në Londër, por ata gjithmonë kishin në mendjen e tyre atë ide se do të dëshironin gjithmonë të ktheheshin në Kosovë në një moment. Kur isha 11 vjeç, u kthyem në Kosovë. 

Derisa jetonte në Kosovës, Dua tha se e ndjente të nevojshme që të shkonte në një vend ku të gjitha që ajo i ëndërronte mund të ndodhnin në realitet.

“Kur jetoja në Kosovë nga mosha 11 deri në 15 vjeç, më pëlqente të merresha me muzikë, por thjesht ndjeja se nuk kishte se si të mund të depërtoja me të vërtetë pa qenë në një vend ku gjithçka ndodhte. Ndihesha sikur duhej të isha në Londër për ta bërë realitet ëndrrën time , u shpreh ajo

Dua aktualisht ndodhet në turneun botëror “Future Nostalgia” dhe ndalesat e radhës janë pikërisht në Angli./L.K

/Zoom.al

 

Postime të lidhura