zoom

Bota

Artemis II do nisë misionin në fillim të prillit, astronautët do të udhëtojnë rreth Hënës pas 50 vitesh

Artemis II do nisë misionin në fillim të prillit, astronautët do të udhëtojnë rreth Hënës pas 50 vitesh

NASA thotë se është në rrugën e duhur për të nisur misionin e saj Artemis II në fillim të prillit, ku astronautët të udhëtojnë rreth Hënës për herë të parë në më shumë se 50 vjet.

Raketa ishte planifikuar të nisej në mars, por pasi u zbulua një rrjedhje heliumi, ajo u kthye në Ndërtesën e Montimit të Automjeteve në Cape Canaveral, Florida, për riparime.

NASA thotë se është e bindur se problemi është zgjidhur dhe po planifikon ta kthejë raketën në platformën e lëshimit më 19 mars, me datën më të hershme të mundshme të lëshimit 1 prill.

Duke folur në një konferencë për shtyp, drejtuesit e NASA-s theksuan gjithashtu rreziqet që lidhen me misionin.

Tre astronautë amerikanë, Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch, si dhe astronauti kanadez Jeremy Hansen, përbëjnë ekuipazhin e Artemis II.

Ata do të jenë njerëzit e parë që do të fluturojnë në mega-raketën hënore të NASA-s – Sistemi i Lançimit në Hapësirë – dhe në anijen kozmike Orion.

Gjatë misionit 10-ditor, ata do të udhëtojnë rreth anës së largët të Hënës – e cila është ana që nuk e shohim kurrë nga Toka – dhe do të kthehen përsëri në shtëpi.

“Duam të jemi të sigurt se po mendojmë për gjithçka që mund të shkojë keq dhe a i kemi vlerësuar dhe gjykuar të gjitha rreziqet për të na vendosur në pozicionin më të mirë për të pasur sukses”, tha John Honeycutt, kryetar i Ekipit të Menaxhimit të Misionit Artemis II.

“Nëse shikoni të dhënat me kalimin e kohës, gjatë jetëgjatësisë së ndërtimit të raketave të reja, të dhënat do t’ju tregonin se një në dy është e suksesshme. Ju keni sukses vetëm në 50% të kohës. Mendoj se jemi në një pozicion shumë më të mirë se kaq.

Ne bëjmë një punë të shkëlqyer në kuptimin e rrezikut, në minimizimin e tij, në zbutjen e tij dhe në vendosjen e kontrolleve për të menaxhuar rrezikun.”

Postime të lidhura