zoom

Politikë

Artan Hoxha ironizon protestën për Belerin: Më shumë njerëz mbledh një miku im për gomën e makinës

Në qytetin e Himarë gjatë pasditës së djeshme, u mbajt protesta për lirimin kryebashkikaut të zgjedhur në 14 maj Fredi Beleri, i cili akuzohet për blerje votash.

Gazetari i njohur Artan Hoxha, ka ironizuar pjesëmarrjen në këtë protestë, teksa shkruan në Facebook se aq njerëz sa ishin të pranishëm, i mbledh një miku i tij nga Tepelena kur i bie goma e makinës.

Por ashtu ai nuk ka lënë pa thumbuar grekët me fjalët:” “Koha është e maskarenjve, por Atdheu është i shqiptareve….”.

Postimi i plotë:

Mbani frymen njerez…

Live nga shetitorja e Himares…

Nese nuk do te isha në Himare, por do ta ndiqja protesten në mbeshtetje te Dhionisios Alfred Petro Beleris, nga mediat greke apo mediat shqiptare, do te besoja se ketu po behet nami…

Në te vertete, Himara eshte në nje pasdite te qete mesgushti, kur pushuesit vazhdojne plazhin per hesap te tyre.

Kaq mbeshtetes sa kane mbledhur kryebashkiaket e Athines dhe te Selanikut në shetitoren e Himares, nje miku im nga Luftinja e Tepelenes, i mbledh kur i bie goma e makines…

E ka thene nje shekull me pare i madhi Ali Asllani nga Vajza e Lumit te Vlores:

“Koha eshte e maskarenjeve,

por Atdheu eshte i shqiptareve….”

Zito i ALVANIA