zoom

Politikë

Artan Hoxha ironizon ndryshimet në qeveri: Strategu dhe skema e lojës nuk ndryshojnë

Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha komentoi ndryshimet që kryeministri Edi Rama bëri një ditë më parë në kabinetin qeveritar.

Në një postim në “Facebook”, Hoxha e krahason Shqipërinë me Ekuadorin dhe Rama sipas tij, është strategu i skuadrës, pa ndryshuar skemën e lojës.

Sipas tij, Rama ndryshon vetëm ministrat sepse ka emra plot, por lideri kryesor nuk ndryshon.

“Gustavo Julio Alfaro, trajneri i skuadrës kombëtare të Ekuadorit, duke i shpjeguar shtabit të vet, si do të dalin kampion Europe, në Gjermani 2024…

Penalltitë i gjuajmë ne. Ndonjë penallti mund të bjerë në shtyllë, por e kemi rregulluar me portierin kundërshtar, që të hidhet në krahun e kundërt”… Si përfundim.

Strategu dhe skema e lojës nuk ndryshon.

Lojtarë kemi sa të duash

Kampionati vazhdon…”, u shpreh Artan Hoxha.