Aplikacion
Autoriteti Rrugor Shqiptar zhvilloi sërish një tender të klasifikuar me flamur të kuq, pasi nuk plotëson standardet e konkurrencës.
Bëhet fjalë për “plotësimin e punimeve të mbetura në aksin Porto Romano – Durrës, loti 3” me një vlerë prej 487,974,259 lekësh, ose afro 4.5 milionë euro. Fondi limit ishte 449,999,420 lekësh, ose 100 mijë euro më pak se oferta.
Fitues është shpallur kompania “Geci SHPK” me administrator Ram Gecin, një biznesmen i afërt me kryeministrin Rama, pronar i Tirana International Hotel dhe hotelit Intercontinental të ndërtuar rishtaz pas “15-katëshit”.
Tenderi është shpallur me flamur të kuq nga “Openprocurement.al”, për shkak se në garë nuk ka pasur asnjë kompani tjetër.

Mungesa e konkurrencës do të duhet të çonte në pezullimin e tenderit, por Autoriteti Rrugor Shqiptar e ka vijuar atë.
Rruga lidh qytetin e Durrësit me Porto Romanon, aty ku është ndërtuar edhe porti i ri i mallrave nga kompanitë më të mëdha të naftës “Kastrati” dhe “Eida”.
Ky nuk është tenderi i vetëm që ARRSH jep pa garë. Zoom.al ka publikuar vazhdimisht procedura të ngjashme ku miliona euro janë marrë nga një ofertues i vetëm me oferta pothuaj sa fondi limit. /Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit