zoom

Aktualitet

Arrestohet kushëriri i Monika Kryemadhit, regjistroi një pronë me dokumente false

Këtë të mërkurë u arrestua ish-drejtori i Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona.

Ai ra në pranga sepse akuzohet se gjatë kohës që drejtonte Kadastrën, ka shfrytëzuar detyrën për të regjistruar një pronë me dokumente false.

Ardian Kona rezulton të jetë djali i tezes së Monika Kryemadhit.

Për abuzim dhe shpërdorim detyre në Kadastrën e Durrësit janë shpallur në kërkim edhe juristi Bledar Zerba, hartografi Leandro Dervishi dhe Arta Demiraj, përfituese.

Nga hetimi ka rezutuar se 44-vjeçarja, banuese në Tiranë, në bashkëpunim me tre punonjësit e ASHK-së Durrës kanë regjistruar pasurinë e llojit arë me sipërfaqë 12.900 m2 pa asnjë dokument ligjor, pasuri kjo e ndodhur në Lalëz Durrës.

Postime të lidhura