Aplikacion
GJENERALI ITALIAN ME PRONA NE SHQIPERI: Akuzat për korrupsion çuan në pranga një ish –drejtues të Guardia di Finanza, një ish –zëvendësprokror, bashkëshorten e tij avokate dhe 2 sipërmarrës të tjerë.
Në dukje një lajm rutinë, nëse ish –drejtuesi i Guardia di Finanza nuk do të ishte përfolur për lidhje të dyshimta në Shqipëri.
Ai është Fabrizio Lisi.
Emri i tij shfaqet fillimisht në një dokumetar të Rai 3, “Narcotica”, më 31 korrik të vitit 2019. Dokumentari publikoi fakte se ai kishte siguruar disa prona në Vlorë, nëpërmjet lidhjeve me një të dyshuar si një drejtues i një grupi të narkotrafikut.
Por hetimi në Itali nuk ka të bëjë me trafikun e drogës. Ai së bashku me Roberto Penna, ish -zëvendësprokuror në Salerno dhe partnerja e tij, avokatja e Salernos Maria Gabriella Gallevi dhe biznesmenët Francesco Vorro dhe Umberto Inverso, u kapën nga policia e Napolit, pas një hetimi të drejtuar nga prokurori Giovanni Melillo, për korrupsion aktiv të zyrtarëve dhe nxitje e padrejtë për të dhënë apo premtuar përfitime.
Lisi ka lidhje të hershme me Shqipërinë, të cilat i ka ruajtur deri vonë, derisa u bë pronar i disa pasurive të paluajtshme në Vlorë.
Ai ka qenë në Shqipëri në vitin 1997. Po ashtu, edhe në vitin 2005, pjesëmarrës në një takim me kryeministrin e asaj kohe, Sali Berishën, teksa shoqëronte ish –drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane, Giuseppe Fera.
Pak kohë më parë, gjenerali Lisi bëri një shkrim për të treguar lidhjen me vendin tonë, në të cilin falenderonte edhe kryeministrin Edi Rama, për shkak të dërgimit të infermierëve shqiptarë në Itali, për të ndihmuar me pandeminë.
“Burri i shtetit, njeriu (ish-ministri) i kulturës, piktori i vlerësuar, sportisti, kryetari i bashkisë i “buldozerëve dhe ngjyrave”, i përdori të dyja këto të fundit për të zbukuruar së pari kryeqytetin, pastaj gjithë vendin. Me veprimin e tij ai diti të interpretojë në mënyrë perfekte dhe me ndjeshmëri të madhe institucionale ndjenjat e popullit të tij, duke gjetur kështu mënyrën më të mirë për t’i thënë “faleminderit” Italisë për ndihmën dhe bujarinë që ajo kurrë nuk i ka kursyer Tokës së Shqiponjave” shkruante Lisi për Edi Ramë, një mesazh falenderues i botuar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare, një nga dritaret e propagandës qeveritare në Shqipëri.
Në mesazhin e tij gjenerali flet për eksperiencën në vitin 1997 kur Italia e kishte angazhuar në misiohet humanitare pas krizës që ccoi në rebelimin e armatosur.
“Isha në bordin e avionit në 1997, si shef i Misionit të Guardia di Finanza; që përshkova detrat dhe fluturova mbi qiellin e Shqipërisë; që prita refugjatët në kampet e Mbrojtjes Civile dhe Kryqit të Kuq italian; që kam punuar për një kohë të gjatë edhe në vitet në vijim, së bashku me autoritetet tuaja, policinë tuaj dhe njerëzit tuaj, aq fisnikë dhe të mëdhenj në shpirt”, shkruan Fabrizio Lisi.
Nën qeverinë Rama 1 ai ishte i angazhuar në operacionet e Guardia di Finanza në zbulimin e parcelave me kanabis. Në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri dhe vendi u përmbyt ka kanabisi,
Guardia di Finanza publikoi një raport në të cilin thuhej se 99.8% e kanabisit në vendin tonë ishte shkatërruar.
Por Fabrizio Lisi u vu nën akuzë nga ish –shefi i antidrogës, Dritan Zagani.
“Një pyetje që do marrë shpejt përgjigje publike me dokumente te provuara, kush është ura lidhëse mes narkotrafikanteve dhe gjeneralit Lisi, kush është ky njeri që me forcet e tij e si hije e zezë ka një rol kyç për gjitha lidhjet e mafies me politikën rilindase dhe liderin e drogës ..! Dhe ta mendosh që unë dhe çështja ime isha një “hiç” për këta të plotfuqishëm mafioze me kollare…!” shkruante Zagani, pas dokumentarit të Rai Tre, ku flitej për pronat e Fabrizio Lisit në Shqipëri.
“RAI 3” raportoi se Lisi drejtonte një shoqate kulturore italiane. Shoqatës i ishin dhuruar mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Vlorës. Dhuruesi ishte Artur Shehu, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë italianë, i hetuar në Itali për lidhje me organizatën mafioze Sacra Corona Unita.
I pyetur nga gazetari italian i RAI3 në telefon, gjenerali në pension tha se në kohën kur i ishte dhuruar prona nuk kishte ka pasur dijeni për të shkuarën e Artur Shehut.
Pak kohë më vonë, emri i shoqatës së tij do të lidhej me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjell Agaccin.
Në mars të vitit 2021, një shkrim i botuar nga organizata OCCRP, gazetarja Lindita Çela zbuloi rolin e Ëngjëll Agaçit në investimet e shoqatës kulturore që drejtohej Lisi.
“Lisi dhe një anëtar i bordit i quajtur Giampaolo Polverini thanë se Agaçi rreshti së luajturi rol negociator pasi u fut në qeverinë Rama në vitin 2013. Një tjetër anëtar i bordit të fondacionit, një ish-diplomat italian me emrin Eugenio Campo, i tha OCCRP se Lisi dhe Agaçi vazhduan të mbajnë lidhje në çështjet që lidheshin me fondacionin edhe pasi Agaçi mori postin e nivelit të lartë në kryeministri. Alessandro Bernadini, që u punësua nga Lisi për të zhvilluar tokën në breg të detit shkon edhe më tej. Ai i tha OCCRP se ‘Lisi nuk bënte dot asnjë lëvizje nëse Agaçi nuk i jepte leje atij’. Anëtari i bordit të fondacionit Francesco Zacxaria kujton se Agaçi i ka shpjeguar se negocimi i një marrëveshje me Shehun ishte mënyra më e mirë për të siguruar tokën e nevojshme për planet e fondacionit për të siguruar të ardhura nga turizmi në komunitetin lokal. “Në këtë mënyrë fondacioni mund ta merrte pronën” shprehet Zaccaria për një partner të OCCRP në TG3, një program që jepet në televizionin italian Rai 3. Agaçi, i cili zyrtarisht ka dhënë dorëheqjen në rolin e tij në fondacion që kur iu bashkua qeverisë, refuzoi të komentonte”, thuhet në shkrimin e OCCRP.
Engjell Agaçi është akuzuar për lidhje të dyshimta në Itali e jo vetëm, më së shumti nga ish –kryeministri Sali Berisha.
Më 24 dhjetor 2021, Berisha tha se ndaj Agaçit ishte lëshuar një udhër arresti nga një vend fqinj, për pastrim parash e bashkë me të edhe për zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.
Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për të njëjtin rast, apo për ndojnë rast tjetër. /Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari