Aplikacion
Mediat nga Kosova raportojnë se Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, janë arrestuar nga policia atje, pas një sherri fizik para disa ditësh.
Sipas informacioneve të dyshuarit ishin në arrati prej datës së incidentit, por janë paraqitur sot rreth orës 15:00 në Stacionin Policor në Obiliq, ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Ngjarja ka të bëjë me një përleshje fizike ku si pasojë, viktima Egzon Grajqevci ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Pas intervistimit dhe procedurave hetimore, Prokurori i Shtetit ka vendosur që ndaj Meriton dhe Rinor Mjekiqit të shqiptohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
