zoom

Slider

Arrestohen dy persona/ Falsifikuan testin e COVID-19 për të kaluar kufirin

2 persona janë arrestuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi kishin falsifikuar testin e PRC anti-COVID me qëllim për të kaluar drejt Maqedonisë së Veriut. Të dy kanë tentuar të kalojnë kufirin me test të falsifikuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve L. A., 37 vjeç, banues në Vlorë dhe A. L., 36 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas, janë kthyer nga pala e Maqedonisë së Veriut, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në kategorinë Inad, pasi dyshohet se kanë përdorur teste PCR SARS-CoV-2, të dyshuar si të falsifikuar“, thote policia.

Gjithashtu policia kufitare e Pogradecit ka arrestuar edhe një 17 vjeçar, i cili edhe pse pa patentë drejtonte mjetin, në të cilën po transportonte 3 emigrantë sirianë drejt Maqedonisë. Policia i bëri shenjë për të ndaluar, por ai nuk iu bind. Për këtë policia është vënë në ndjekje ku e ka ndaluar në Qafë Thanë. Gjatë kontrollit të mjetit tip veturë ‘Benz’ me targa AA092EF u gjetën në bagazh të fshehur 3 emigrantë sirianë.

17-vjeçari do të gjykohet për vepra penale “Ndihme për kalim te paligjshëm te kufirit”, “Mosbindje ndaj urdhrit te policisë se rendit publik” dhe “Drejtim automjeteve ne mënyrë te parregullt”.