zoom

Aktualitet

Masat e reja antiCovid shkaktojnë kaos! Radhë kilometrike në kufi me Kosovën, dhjetëra persona të kthyer pas në Qafë Thanë

Nga sot, në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid. Forcimi i masave në kalimet kufitare në vend ka sjellë radhë në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Mjetet e vogla, autobusat dhe mjetet e tonazhit të rëndë janë në pritje për të hyrë në vendin tonë përmes doganës së Morinës. Pala shqiptare po punon me të gjitha kapacitetet e sportelet e hapura por megjithatë fluksi mbetet i tepër i madh.

Masat e reja kanë shkaktuar kaos edhe në Qafë Thanë, ku dhjetëra persona janë kthyer pas.

Një shtetas nga Tetova me profesion mjek thotë për mediat se kjo është anormale. Ai thotë se është krim t’i bësh fëmijës test të shpejtë, kur në Maqedoni dhe çdo vend të rajonit nuk ka masa të tilla.

Sipas tij, ky tampon në Maqedoni koshton 2 euro, ndërsa në Qafë Thanë kompania private kërkon 25 euro. “Ky është një turp që bën shteti shqiptar”, thotë ai.

Ja masat e reja

-Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

-Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

-Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla vlejnë edhe për pasagjerët që kalojnë tranzit në vendin tonë ndërsaë vetmit që përjashtohen nga kriteret më lart janë fëmijët deri në 6-vjeç. Përsa i përket qytetarëve rezident në Shqipëri, të cilët vijnë në vend dhe nuk kanë asnjë prej dokumenteve të kërkuara, duhet të izolohen për 10 ditë dhe pas izolimit duhet të njoftojnë autoritetet përkatëse shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës.

Shtimi i rasteve pozitivë bëri që Komiteti i Ekspertëve t’ju rikthehet disa prej masave kufizuese, ku përveç të lartpërmendurave, u rivendos edhe ora policore 23:00-06:00