zoom

Politikë

Arrestimi i Belerit/ Ish-ministri i Drejtësisë “zë ngushtë” policinë: Ku janë provat?

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani arrestimi i kandidatit për kryebashkiak në Himarë, Fredi Beleri nuk është i bazuar në prova.

Sipas tij, policia nuk është e qëndrueshme kur thotë se Beleri është kapur në flagrancë duke blerë vota.

Për këtë arsye, Manjani arsyeton më tej në “Facebook” se drejtësia është e kapur nga kryeministri Edi Rama, që përcakton se kush do të arrestohet.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Pra edhe është kapur në flagrancë, edhe është i dyshuar!!! Nëse është kapur në flagrancë duke dhënë para, kujt ja dha ato para?! Pse nuk është arrestuar në flagrancë edhe marrësi i parave?! Sa para i dha?! Ku janë paratë objekt krimi?! Nëse janë dhënë para, pse janë të lidhura me votimet, kur ata ende s’janë bërë?! Oooooo! Oooooo Policia Gjyqsore e Shtetit! Me ç’urdhër pune justifikoni përndjekjen policore ndaj kandidatit?! Asnjë referencë. Thjesht ndërhyrje abuzive. Shiheni me vëmendje se çfarë katastrofe janë letrat zyrtare me të cilat u ndalohen liritë njerëzve në këtë vend. Letra që thonë të fus brenda dhe pikë. Asnjë fakt, asnjë provë që të të kuptohet flagranca. Vetëm supozime e aludime pa kuptim. E përsëris, pretendohet se është arrestuar në flagrancë! Por asnjë provë konkrete, oae të paktën referencë mbi një ngjarje a ndodhi. Hiç! Kjo është një tjetër provë fatale që tregon se shteti dhe drejtësia janë nën hyqmin e Edi Ramës. Asnjë lidhje me pavarsinë politike, Kushtetutën e ligjin! Nëse do isha banor i Himarës do ta votoja Fredi Bejlerin.