Aplikacion
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për mediat këtë të martë është pyetur në lidhje me arrestimin e Aim Kajmakut, i cili nën siglën e selisë rozë u zgjodh kryetar i Bashkisë Vorë.
Balla tha se PS përshëndet veprimet e organeve të policisë dhe drejtësisë. Prandaj, edhe sa i përket këtij rasti, Balla tha se qëndrimi i PS është i qartë dhe ligji duhet të godasë këdo.
“Sa herë që ligji funksionon mbi këdo, PS përshëndet veprimet e organeve të policisë dhe drejtësisë. Ky është qëndrim i qartë i yni dhe nuk bën dallim për askënd. Edhe në këtë rast qëndrimi ynë është i qartë, ligji duhet të godasë mbi këdo. Personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë lloj funksioni dhe përfaqësimi për PS”, u shpreh Balla./Zoom.al