zoom

Stil

“Pranoni trupin tuaj dhe mos editoni fotot”/ Njihuni me influenceren që tregon hapur peshën e saj

“Pranoni trupin tuaj dhe mos editoni fotot”/ Njihuni me influenceren që tregon hapur peshën e saj

Besojmë njiheni me fotot me bikini të modeleve të Instagramit. Influencerja nga Sydney, Ariella Nyssa, iu bashkua Instagramit për t’iu treguar ndjekësve se si duket një njeri normal, pa pozuar, pa edituar fotot.

Në tetor të këtij viti, Ariella shkroi: “Plot netë mblidhesha si fëmijë dhe qaja ngaqë ndihesha keq për mënyrën si dukesha. I dhashë fund dietave, urisë, fajit kur nuk shkoja në palestër dhe më e rëndësishmja, i dhashë fund urrejtjes për veten.”

Që nga ai moment, ajo e ka përdorur platoformën e saj për të shpërndarë një mesazh. Ajo i nxit ndjekësit ta pranojnë veten si janë. “Pavarësisht këndit, masës, dhjamit, lëkurës, barkut apo celulitit. Pavarësisht fytyrës,” thotë Ariella.

Seksionet e komenteve të postimeve të saj janë të tejmbushura me mesazhe pozitive. E quajnë frymëzim dhe thonë se i ka ndihmuar ta duan veten e të kenë shëndet më të mirë mendor./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura