Aplikacion
Pas përplasjeve dhe akuzave të hedhura në distancë, ish-ministri Arben Malaj i ka dhënë fund debatit me ish-deputetin Myslim Murrizi.
Në një reagim të fundit për këtë çështje, Malaj thotë se nuk do të merret më me Murrizin, pavarësisht akuzave që ai hedh.
Ai e quan Murrizin mizë kali që bezdis me shpifje ordinere.
“Një poet i madh gjerman këshillon: “Ta lësh të të bezdisë. Ta shtypësh, të bën pis.” Prandaj këtë “mizë kali”, me fjalorin e tij të ndyrë dhe shpifjet ordinere, po e lë të bezdisë vetëm veten dhe ata që duan ta dëgjojnë.
Shpifjet e tij nuk janë gjë tjetër veçse përpëlitjet e një “kafshe” të plagosur nga të vërtetat e hidhura.
Për mua, ky debat është i mbyllur. Nuk kam arsye të shpenzoj më asnjë çast të kohës sime dhe tuajen për këtë ndotës publik.
Ju uroj ditë të qeta dhe të gëzuara!”, u shpreh Arben Malaj.
Një ditë më parë, Myslim Murrizi e kritikoi Malajn se nuk dha dorëheqjen nga detyra në kohën kur PD-ja largoi tatimorët, periudhë kjo gjatë nisjes së hetimeve për Uzinën e Naftës në Ballsh.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Murrizi u shpreh ashpër lidhur me të kaluarën e Malajt, teksa i përmendi atij se e mori gradën shkencore në ekonomi te firmat piramidale, ndërsa mandatin e deputetit e fitoi nga bandat./ Zoom.al