zoom

Lajme

Arbana Osmani surprizon ndjekësit: Dy projekte në shtator!

Arbana Osmani surprizon ndjekësit: Dy projekte në shtator!

Moderatorja Arbana Osmani ka konfirmuar rikthimin e saj në ekran me dy projekte të reja që do të nisin në muajin shtator.

Në një intervistë për “Prive”, Osmani tha se sezoni i dytë i emisionit “Mirëmbrëma yje” do të nisë në vjeshtë, ndërkohë që po përgatit edhe një projekt tjetër.

“Jam e befasuar nga rezultatet për sezonin e parë, duke pasur parasysh që ishte një emision në YouTube”, u shpreh ajo.

Arbana konfirmoi se të dyja projektet do të transmetohen në YouTube, por nuk përjashtoi mundësinë e një rikthimi edhe në televizion.

“Mirëmbrëma yje” pati një jehonë të madhe gjatë sezonit të parë dhe përmes rrëfimeve, solli më pranë publikut personazhe të njohur të artit, kulturës e medias./ Zoom.al

Postime të lidhura