zoom

Lajme

Arbana Osmani do të prezantojë “Ferma VIP”?

Arbana Osmani do të prezantojë “Ferma VIP”?

Arbana Osmani duket se është gati t’i rikthehet prezantimit të një reality show, të paktën sipas aludimeve të fundit që po qarkullojnë në media.

Sipas burimeve të Kryefjala.com, moderatores i është besuar prezantimi i sezonit të tretë të “Ferma VIP”. Anabel u përpoq të kontaktonte Arbana Osmanin për një konfirmim, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk kemi marrë një përgjigje. Ndërkohë, burime jozyrtare, por pjesë e stafit të brendshëm në Vizion Plus, janë shprehur për Anabel se Arbana do të jetë moderatorja.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga produksioni i “Ferma VIP”, ndaj informacioni mbetet në kuadrin e spekulimeve.

Postime të lidhura