zoom

Politikë

Apeli i GJKKO s’ia kthen celularin iPhone Monika Kryemadhit. Zbardhet vendimi

Një tjetër zhvillim juridik dhe penal nga Gjykata e Posaçme ditën e sotme.

Apeli i GJKKO ka vendosur të mos i kthejë celularin e markës iPhone, ish-kryetares së LSI (sot PL), Monika Kryemadhi, i sekuestruar kohë më parë nga SPAK për çështje hetimore.

Bëhet fjalë për çështjen e hetimit të pasurisë, pas disa denoncimeve të depozituara në SPAK. Edhe vetë deputetja e ka pranuar.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Igerta Hysi, sot më 04.01.2024, ora 09:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 189 akti, datë 27.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses M.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka rrëzuar kërkesën e shtetases M.K. për heqjen e sekuestros dhe kthimin e sendit të sekuestruar (telefon i markës Iphone)”, dhe vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 481, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, theksohet në vendimin e Gjykatës, i zbardhur në media edhe zyrtarisht.

SPAK ka këmbëngulur se ky celular vlerësohet si provë me rëndësi për çështjen.

Kryemadhi ka denoncuar disa skandale dhe afera qeveritare vitet e fundit, si ai i Inceneratorëve dhe në Shëndetësi. /ZOOM.AL/