Aplikacion
Edhe pse Britania thuhet se nuk ka qenë e informuar paraprakisht për sulmet izraelite ndaj objektivave në Iran, Londra ka vendosur të dërgojë avionët e vet ushtarakë dhe asete të tjera si avion furnizues në ajër, në Lindjen e Mesme, duke mos përjashtuar mundësinë, që ushtria britanike të ndihmojë aleatin e vet, Izraelin nga sulmet më raketa balistike nga Irani.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer nuk e përjashton këtë mundësi, pavarësisht nga kërcënimet e Teheranit së një veprim i tillë do të bënte që bazat e saj ushtarake në rajon të ishin objektiv i sulmeve iraniane.
Duke folur gjatë udhëtimit për në samitin e G7 në Kanada, Starmer përsëriti thirrjet e tij për ç’tensionim të situatës, duke njoftuar një sërë telefonatash që ai kishte zhvilluar më udhëheqësin izraelit, Netanjahu dhe presidentin Trump, presidentin francez Macron dhe kancelarin gjerman Friederich Merz.
Mesa kuptohet deri më tani, Britania nuk ka marrë pjesë në ndonjë veprim ushtarak dhe nuk ka dhënë ndihmën e saj për rrëzimin e raketave balistike iraniane që kanë pasur objektiv Izraelin. Por Downing Street nuk ka konfirmuar nëse Britania ishte informuar zyrtarisht paraprakisht për sulmet izraelite ndaj Iranit.
I pyetur për këtë çështje, Starmer refuzoi ta konfirmojë, ndërkohë la të kuptohej së kishin një informacion paraprak, ç’ka do të ishte e paimagjinueshme që Britania të mos e dinte, nisur nga kapacitetet e saj inteligjente edhe sikur izraelitët të mos i informonin.
Gjasat janë së aviacioni ushtarak britanik minimalisht do të angazhohet në mbrojtjen e Izraelit nga sulmet iraniane dhe kërcënimet e Teheranit për sulme ndaj bazave të saj ushtarake në Qipro e gjetkë. Ndonjë sulm iranian ndaj aseteve britanike dhe perëndimore në rajon do të ndryshojë fatet e luftës në Lindjen e Mesme dhe të vetë të ardhmes së regjimit teokratik apo Iranit si fuqi rajonale./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit