Aplikacion
Vendet e Ballkanit nuk mund të presin më. Promovimi i veprimititalian në rajon, veprim të cilin Qeveria jonë e ka nisur me Konferencën e Trieste-s, që u zhvillua më 24 janar të këtij viti, pati njëtjetër hap të rëndësishëm në mbledhjen ministrore e cila u mbajt dje, datë 3 prill, në Romë. Së bashku me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë sëVeriut dhe Serbisë, si edhe me Kryesinë suedeze të radhës të Këshillittë Evropës dhe Komisionerit për Zgjerim dhe Politikën e fqinjësisë, diskutuam mbi mënyrën se si të konkretizojmë më tej procesin e integrimit evropian të këtij rajoni.
E kemi parë me vëmendje etjen e madhe, për Evropë dhe Itali, tëkëtyre Vendeve, pritshmërinë e tyre për t’u bërë pjesë e projektitevropian me të cilin ndihen të lidhur ngushtë nga historia, kultura, ekonomia, dhe në realizimin e së cilit dëshirojnë të kontribuojnë me energjinë e shoqërisë së tyre civile dhe entuziazmin e të rinjve të tyre. Bisedimet nxorrën në pah nevojën për të punuar bashkërisht për njëintegrim në mekanizmat dhe në jetën institucionale të BE-së që prejnisjes së bidesimeve, veçanërisht në sektorët kryesorë si transicionienergjitik dhe digjital, infrastrukturat, arsimin, veprimtarinëkërkimore.
Ajo çka këto Vende kërkojnë nuk është një lehtësim i reformave qëBashkimi Evropian u ka kërkuar të realizojnë për t’u bërë pjesë e tij, por siguria e procesit, afatet kohore dhe, mbi të gjitha, rezultatinpërfundimtar. Kam mundur në fakt të prek nga afër shqetësimin e tyrepër një proces integrimi që vitet e fundit ka ndryshuar gjithmonë e mëshumë edhe për shkak të një interpretimi burokratik të dinamikave tëbisedimeve nga ana e Bashkimit Evropian. Duke vepruar në këtëmënyrë harrojmë vlerën e jashtëzakonshme transformuese që procesi i integrimit u jep institucioneve dhe shoqërisë civile të këtyre Vendeve. Ëndrra evropiane rrezikon të kthehet, për të gjitha këto, në një utopi.
Zhgënjimi në rritje, i shtetasve të Ballkanit Perëndimor, mbiperspektivën evropiane të Rajonit, është një këmbanë alarmi që duhettë shkundë Bashkimin Evropian dhe Vendet anëtare të tij. Kujdes: Bashkimi Evropian nuk mund t’i lejojë vetes të humbë BallkaninPerëndimor. Siguria evropiane – dhe agresioni rus ndaj Ukrainës na e kujton gjithmonë se sa e kërcënuar është ajo sot – do të rrezikohejseriozisht nga kjo perspektivë. Italia është ndër Vendet më shumë tërrezikuara nga një skenar i tillë, edhe në frontin e emigracionit.
Italia ndihet përgjegjëse të bëhet zëdhënëse e shpresave dhepritshmërive të atyre që jetojnë në anën tjetër të Adriatikut dhe që e shohin veten pjesë të Evropës së bashkuar. Për këtë arsye Qeveriaitaliane ka luftuar e punuar për dhënien e statusit “Kandidat BE” përBosnjën dhe Hercegovinën, simbol të kompleksitetit por edhe tëpotencialit të jashtëzakonshëm të këtij rajoni. Me të njëjtënvendosmëri do të vijojmë të punojmë që të ketë gjithmonë e mëshumë Evropë dhe gjithmonë e më shumë Itali në Vendet e Ballkanit.
Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes, ndërtuese e integritetit dhebegatisë. I kemi të gjitha mundësitë t’ia arrijmë qëllimit. E dëshmonkëtë mirënjohja e sinqertë për kontributin që gratë dhe burrat tanëushtarakë japin në stabilitetin e rajonit; e dëshmon mirënjohja përmënyrën tonë të së bërit biznes, provuar kjo nga një shkëmbim nërritje (+50% shkëmbim në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 me njëvlerë totale prej rreth 17 miliardë euro) si edhe suksesi i nismave si ipari “Business and Science Forum Italia-Serbia”, pjesë e të cilit u bënë më shumë se 400 sipërmarrje.
Qeveria italiane është e angazhuar dhe do ta luajë rolin e saj deri nëfund, siç përmendi Kryeministrja në çelje të mbledhjes ministrore nëRomë. Angazhimi ynë në Ballkanin Perëndimor do të vijojë me mëshumë fuqi e bindje. Vendet e Ballkanit nuk mund të presin më gjatë./ Zoom.al
Shkruar nga Antonio Tajani, ministër i Jashtëm i Italisë
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës