zoom

Sport

Ancelotti unik, vendos rekordin historik në Champions…

Real Madridi është rikthyer në gjysmëfinale të Champions League, por për të arritur këtu ka jetuar një mbrëmje makthi në “Santiago Bernabeu” ndaj Chelsea-t, duke shpërdoruar fillimisht avantazhin e fituar në Londër 3-1 dhe më pas duke u rritur në lojë për të gjetur golat e kualifikimit.

“Ne vuajtëm shumë, por Real Madridi nuk vdes kurrë. Bernabeu është magjik dhe të çon të bësh gjëra që shumë pak mund t’i bëjnë. Ishte një ndeshje e barabartë edhe pas ndeshjes së parë. Chelsea është i strukturuar dhe na ka përballur duke luajtur në mënyrë të barabartë. Ne ishim konkurrues dhe bëmë diçka më shumë për të shkuar në gjysmëfinale”, komentoi Carlo Ancelotti në fund të ndeshjes.

Përcaktues për kualifikimin e Realit ishte loja e Modriç dhe Benzema: “Karim është kampion, por kundër Chelsea nuk ishte vetëm ai. Për mua të gjithë futbollistët janë shumë të mirë, do të veçoja edhe Camavinga, Kroos dhe të tjerët. Modric ishte i mrekullueshëm, sidomos me atë asist”, tha Ancelotti, që me gjysmëfinalen e arritur në Madrid, u bë trajneri i pari në histori që arrin në këtë fazë të Champions në katër dekada të ndryshme.

Në 1999 me Juventus; Milan 2003, 2005 dhe 2006, 2007; Real Madrid 2014, 2015 si dhe 2022.