zoom

Stil

Ana Kauri tregon momentin e sikletshëm: Mu gris fustani dhe…

Ana Kauri, që mori famë nga emisioni “Përputhen”, tregoi gjatë një interviste teleivizve një nga momentet më të sikletshme që ka kaluar.

Fjala është për grisjen e fustanit, fiks në momentin më të papërshtatshëm, atëherë kur do të niste transmetimin emisioni.

Por si e menaxhoi Ana një situatë të tillë?

“Ka qenë një moment, kishim për të filluar transmetimin dhe më ndodhi që fustani m’u gris në ato momente dhe nuk kisha tjetër me vete. Kemi qenë duke regjistruar 2-3 puntata njëkohësisht dhe një veshje më mungoi. Kështu që e improvizova diçka në gardërobën e Top Channel dhe dola ashtu. Ok, mirë dola, nuk dola dhe aq keq”, tha Ana Kauri.

Ajo zbuloi edhe se aktualisht nuk po përjeton ndonjë romancë dhe se është e hapur për njohje.