zoom

Slider

Iva Tiço kurorëzon dashurinë me partnerin në martesë, fotot e gazetares me fustanin e bardhë

Gazetarja Iva Tiço ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me partnerin gjerman.

Lajmi është zbuluar nga miq të gazetares që kanë publikur foto të saj veshur me fustanin e bardhë.

Nuk dihen shumë detaje nga dasma, por presim që Iva Tiço të ndajë emocione nga ceremonia e celebrimit me ndjekësit e saj për të zbuluar më shumë rreth martesës së gazetares.

Iva Tiço ka disa vite e lidhur me partnerin gjerman, por e ka mbajtur larg syrit të publikut duke vendosur të jetë shumë diskrete.

Flasim në shqip, në anglisht, në shqip-anglisht, i fus një fjalë gjermanisht. I them ‘Give me the ‘gota’ over there’. Zihemi duke bërtitur, që është edhe gjuhë ndërkombëtare, dhe me gjuhën e shenjave. Ai zihet në anglisht dhe unë aty nxehem më shumë se ai i gjen fjalët, ndërsa unë jo, në asnjë gjuhë. Ai më thotë në shqip ‘më dëgjo ti mua’.’,- tregoi Iva gjatë një interviste rreth dy vite më parë.

Rreth 1 vit më parë, në Ditën e Shënvalentit mori edhe propozimin për martesë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Iva e cila ka publikuar disa foto në Instagramin e saj ku shihet me unazën e vendosur në gisht.

“Nuk mbaj mend as nëse thashë “po”, as nëse më bëri ndonjë pyetje”, – shkroi ajo krahas fotove.